Limak Kosovo
Fillimi / Lajmet / Edi Rama: Nuk duhet të presim të bëhemi pjesë e BE-së për të pasur modelin tonë të zonës Shengen
Edi Rama

Edi Rama: Nuk duhet të presim të bëhemi pjesë e BE-së për të pasur modelin tonë të zonës Shengen

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka qenë sot i ftuar në samitin vjetor të BERZH-it mbajtur në Sarajevë, ku në përfundim të tij ka dhënë një deklaratë për mediet. Rama u shpreh se mundësitë janë të shumta për të nxitur edhe më shumë investimet e huaja si rezultat i proceseve integruese. Mendoj se nuk duhet të presim të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, për të pasur modelin tone të zonës Shengen. Nuk më bën sens që jemi kaq mbrapa në komunikim, veprime dhe liri në një hapësirë ku duhet të marrim pjesë, për të pasur një treg më të madh, për të pasur më shumë hapësira e mundësi. BE-ja po bëhet gjithmonë e më shumë si Ballkani, në sensin që është gjithnjë e më pak e parashikueshme. Pra, në këtë mjedis, do i thoja të gjithë njerëzve të pranishëm këtu, që kanë ardhur në Sarajevë për biznes dhe që i përkasin komunitetit të biznesit, ndër mjediset e ndryshme të paparashikueshme, ne jemi më i miri, sepse kemi taksa më të ulëta dhe kemi kosto më të ulët pune. Të investosh në Ballkan tani, në çdo vend të Ballkanit është vendim i mirë. Po lajmi i mire në tërë këtë proces është që njerëzit nga komuniteti i biznesit nuk po përballen me të njëjtat probleme dhe vështirësi që ne po shohim në nivel politik, për të rënë dakord, pavarësisht ideve të kundërta, kur flasim për krijimin e kësaj zone ekonomike, tregut të përbashkët. Pra, mund të them që ajo që po ndodh me biznesin tregon qartë sa e rëndësishme është të bashkohemi si rajon dhe të sillemi si një entitet. Ndërkohë që BE-ja po mundohet të zgjidhë problemet e brendshme dhe të reformohet e të përmirësohet, pasi të ketë kaluar më të keqen, ne duhet të thellojmë reformat tona, jo vetëm në secilin vend, por edhe për rajonin, që është e vështirë dhe jo për të komplimentuar mikpritësin, por BERZH ka qënë shumë mbështetës dhe ne e shohim atë si një nga burimet që na mësojnë si të kapërcejmë vështirësitë kur flasim për krijimin e modeleve të suksesshme dhe ngritjen e urave lidhëse“.

Në përfundim të diskutimeve tha se “Është një moment shumë rëndësishëm i vitit për ne, ky takim vjetor me BERZH-in. I jam shumë mirënjohës mikpritësve për këtë organizim fantastik. Në të njëjtën kohë, siç po e ndiqni, ne jemi shumë të ndërgjegjshëm për çfarë duhet bërë sa i përket bashkëpunimit rajonal, tregtisë së lire dhe tregut të përbashkët rajonal. Është më e thjeshtë ta thuash se ta bësh. Po jetojmë në një kohë interesante, ka probleme për t’u përballur, por ka edhe shumë mundësi.”

Një koment e kishte dhe për protestat në Tiranë, por dhe për mungesën e Vuçiçit dhe të Daçiç në këtë forum. “Ka shumë më tepër çështje në Britani sesa ne Ballkan, kështu që mos u shqetësoni, nuk jemi vetëm”, u shpreh Rama. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Edhe në ditën e katërt të intervistimit të kryetarit Thaçi bashkatdhetarët nga po vazhdojnë të mbështesin atë

Edhe në ditën e katërt të intervistimit të kryetarit Thaçi në Hagë, bashkatdhetarët po vazhdojnë ta mbështesin atë

Edhe në ditën e katërt të vazhdimit të intervistimit të kryetarit të Republikës së Kosovës, ...