Edi Rama

Edi Rama: Nuk është irredentiste t’iu thuash fëmijëve se shqiptarët kanë jetuar në një zonë që quhet Çamëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për televizionin grek Skai ka deklaruar se nuk është irredentistë t’ju thuash fëmijëve tanë se ku kanë jetuar shqiptarët dhe nuk mendoj se është irredentiste t’ju thuash njerëzve se ka qenë një zonë që quhej Çamëri, e që shqiptarët jetonin atje, e ku për fat të keq – nuk është ajo çfarë u themi fëmijëve por çfarë shohim, – që njerëzit nuk mund të shkojnë. Pra a e imagjinoni dot njerëzit as nuk mund të shkojnë të udhëtojnë, të shkojnë atje ku shtëpitë e tyre kanë qenë dikur, ku kanë qenë familjet e tyre.  Nuk kemi asnjë pretendim dhe askush tjetër nuk mund të ketë pretendime të tilla të llojit si ndryshimi i kufijve apo strategji për ndryshimin e kufijve për të marrë pjesë të Greqisë apo të Serbisë apo për të marrë pjesë të Maqedonisë e për ta bërë këtë një Shqipëri natyrale. Ne thjeshtë besojmë se ka ardhur koha t’i tejkalojmë të gjitha këto pengesa të së shkuarës, të shohim njëri-tjetrin në sy e të themi a është e mundur që ata 80 vjeçar gra e burra, të cilët janë detyruar me forcë të largohen nga shtëpitë e tyre të mos mund të shkojnë në ato vende sërish?!

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …