Edi Rama

Edi Rama i përkujton Sali Berishës, Gërdecin dhe filmin e Holivudit,“War Dogs”

Gjatë debateve në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministrit Rama ia ka  kujtuar Sali Berishës Gërdecin dhe pasqyrimin e kësaj ngjarjeje në filmin, “War Dogs”. “Sali, të përgëzoj që arrite të bëheshe frymëzim edhe për Hollivudin dhe të sugjeroj që zyrën e avokatisë që ke ta vësh në përdorim për të drejtat e autorit, sepse pa ty filmi “War Dogs” nuk do të ishte bërë nga Hollivudi. Ti Sali je një “war dog” i vërtetë dhe suksesi yt ka arritur deri në Hollivud. Kjo është diçka që nuk mund të mbetet jashtë rrezes së vëmendjes dhe duhet të jetë diçka për të mbajtur mend”, ka thënë Rama.  Fjalët e tij kanë bërë që deputeti, Flamur Noka të ngrihet nga ulësja e tij dhe t’i kërkojë kreut të mazhorancës që të kërkojë falje për fjalorin. “Ku është fjalori këtu? Hollivudin nuk mund ta censurosh”, i është përgjigjur Rama Nokës. Më tej Rama u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës sa i takon ndikimit të narkotikëve në zgjedhjet e Dibrës.  “Përgjigjia ime për dibranët ka qenë e prerë: fusni në tokë parcelat në çdo shfaqje cirku të partisë demokratike. Saliu dhe të tjerët kapen si i mbyturi pas gjethes së kanabisit, pasi thonë se ‘ne e dinim se kështu do të ndodhte’”, ka thënë Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …