Shpend Ahmeti

Komuna ka ndaluar punën në Kishën politike serbe që ndodhet në pronat e Universitetit të Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ndaluar punët në Kishën që ndodhet në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Ahmeti ka konfirmuar se në Kishën serbe është vrenjtur  se disa persona kanë qenë duke punuar në pastrimin e objektit dhe se në emër të pastrimit është bërë gëlqerosje e disa mureve, ku kanë qenë të shkruara parulla të ndryshme. Komuna e Prishtinës ka ndërprerë këtë aktivitet dhe ka kërkuar nga personat e përfshirë, të sjellin gjithë dokumentacionin zyrtar rreth këtyre punëve në Drejtorinë e Inspeksionit. Po ashtu, kemi kërkuar nga ata  në qoftë se kanë ndonjë letër apo leje pune nga qeveria e Republikës së Kosovës, ka shtuar Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …