Edi Rama

Edi Rama: Shkodranët do ta gëzojnë rrugën, që u erdhi nga ata që se pritën, pasi 30 vite i votuan ata që i lanë pa rrugë

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka thumbuar Partinë Demokratike në rastin kur  ka dhënë lajmin për përfundimin e segmentit të mbetur nga rruga e re e Velipojës. “Ja ku përfundoi edhe shtrimi i segmentit të mbetur nga rruga e re e Velipojës, ku pritëm një vit e kusur bashkinë e Shkodrës të plotësonte dokumentet e shpronësimeve dhe e hëngra edhe unë baltën ekstra të sharjeve e të akuzave këtu, që “u vodh rruga” meqenëse nuk e mbaronim dot nga halli i Molotanës. Tani sistemimet e fundit, sinjalistika dhe ta gëzojnë shkodranët këtë rrugë turistike që u erdhi rruga kah s’e pritën, pasi votuan 30 vjet ata që i lanë pa rrugë. së shpejti hapim Shëngjin – Velipojën dhe garën ndërkombëtare për Milot – Muriqanin, që e bën Shkodrën pjesë të aksesit në Korridorin Blu”, shkruan Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …