Rukiqi: Pandemia nuk ka ndikuar vetëm në shëndet por edhe në ekonomi, dëmet janë të konsiderueshme

Rukiqi: Mosmiratimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike mund të shkaktojë dëme të pariparueshme

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka tërhequr vërejtjen se mosmiratimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike mund të shkaktojë dëme të pariparueshme. Ai ka vlerësuar se sa më shumë që po vonohet votimi i Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike, kriza po thellohet, dhe pastaj kur të fillohet është shumë vështirë të rikuperohet. Disa dëme janë të pariparueshme. Nëse vijmë në situatë për tu mbyllur mijëra biznese, dhe mijëra vende pune, ato  nuk i rregullon asnjë ligj dhe përkrahje financiare. Ne jemi në fazë shumë delikate dhe e secila ditë po bëhet më e vështirë. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ai ka kritikuar deputetët e Kuvendit, që sipas tij, nuk kanë vullnet për ta miratuar projektligjin. Rukiqi thotë se mirëqenia e tyre dhe militantëve që kanë punësuar nuk është rrezikuar, por, se shumica e qytetarëve janë prekur nga kriza që ka shkaktuar pandemia.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …