Brickos

Edi Rama mendon se Republika e Kosovës nuk është dashur të vet-përjashtohet nga Samiti i Ohrit

Edi Rama thotë se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave me BE-në, pasi vendi i ka bërë detyrat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një interviste për “Die Welt” tha se sikundër edhe KE e rekomandoi, Shqipëria është gati për hapjen e negociatave me BE, proces për të cilin, sipas tij, vendi i ka bërë detyrat. “Holanda, së bashku me Gjermaninë dhe Austrinë, kanë dhënë një ndihmë të madhe për ne. Të tre këto vende janë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që po na asiston në reformën në drejtësi. Ne kemi bërë diçka të cilën asnjë vend tjetër nuk e ka realizuar më parë. Ne kemi ndryshuar Kushtetutën, por jo vetëm kjo; ne kemi kaluar të gjithë gjykatësit dhe prokurorët në sitën e një procesi shumë të vështirë vetingu dhe po pastrojmë sistemin në një mënyrë që asnjë vend tjetër negociues nuk e ka bërë më parë. Kjo është bukuria dhe çudia e këtij procesi, sepse ndërsa duhet ende të hapim negociatat, kemi realizuar gjëra që vendet negociuese duhet ende t’i realizojnë.”-thekson Rama në intervistë. Rama pohon se deri më tani procesi i integrimit ka qenë një proces asimetrik pasi, sipas tij, për vendet që u bashkuan të parat, presioni ishte më i vogël, kërkesat më të pakta dhe procesi shumë më i lehtë. E më pas, për çdo vend që u bashkua më pas, gjithmonë e më e vështirë.  Ai çmon rolin e Merkel, ndërsa thekson se “Kancelarja Anxhela Merkel është e papërsëritshme dhe ajo ka një vizion tejet të qartë rreth Ballkanit, rreth të shkuarës dhe të ardhmes së këtij rajoni”.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …