Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Joe Biden, duhet të emërojë një emisar special për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së

 Kryetari amerikan,  Joe Biden, duhet të emërojë një emisar special për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së, që ende nuk e njohin pavarësinë e saj sikur janë: Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro, thotë, eksperti amerikan, Edward Joseph. “Administrata e Bidenit mund të nxisë ofertën për konvergjencë nëpërmjet emërimit të njëkohshëm të një të dërguari të ri të posaçëm kushtuar njohjes së Kosovës, paralelisht me shpalljen e sanksioneve të Amerikës për liderët në Shqipëri apo Kosovë që promovojnë bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Ai tha  Amerika duhet ta bëjë të qartë, ashtu siç bëri kur sponsorizoi pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, se të gjitha format e ndarjes dhe bashkimit janë të papranueshme dhe se ata që e promovojnë ndarjen apo bashkimin do të sanksionohen.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …