Eduard Jospeh: Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor

Edward P. Joseph: Kryeministri Kurti, e ka degraduar dialogun nga çështjet thelbësore duke u marrë me çështje teknike

Profesori amerikan Edward P. Joseph ka vlerësuar ish kryeministrin, Avdullah Hoti dhe ka shfaqur kritika të tij ndaj kryemionistrit aktual, Albin Kurti. Gjatë intervistës për Demostat, ai ka thënë se sikur të kishim një lider më bashkëpunues, atëherë situata për Kosovën do të ishte shumë më e mirë. Eksperti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Eduard Xhozef ks thënë se kryeministri, Albin Kurti, ka bërë veprime të pamatura në pjesën veriore të Kosovës dhe ka theksuar se ai e ka degraduar dialogun nga çështjet thelbësore duke u marrë me çështje teknike. “Tash veç le të imagjinojmë një lider më bashkëpunues në Prishtinë. Në fakt, s’kemi pse ta imagjinojmë; ka pasur një lider më bashkëpunues. Emri i tij ishte Avdullah Hoti. Në shtator të 2020-s, ai madje nënshkroi edhe marrëveshjen e Washingtonit në Shtëpinë e Bardhë, bashkërisht me Alleksandër Vuçiqin. Në një pikë, ai madje edhe u pajtua për ta vendosur në agjendë themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe“ ka thënë në mes tjerash, profesori amerikan, Edward P. Joseph.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …