leoni

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: FONDI I RIMËKËMBJES, NË KONTEKST-ADRESIMI I NEVOJAVE IMEDIATE TË EKONOMISË

Kosova si pjesa më e madhe në botë ndodhet në një situatë diskrete për shkak të ballafaqimit me pandeminë COVID 19. Fondi i rimëkëmbjes ekonomike si instrument i qeverisë në fuksion të rifunksionalizimit të jetës socio -ekonomike duhet të jetë i analizuar mirë dhe me implimime gjithëpërfshirëse në të gjithë sektorët ekonomik. Ndarja e fondit prej 87 milion euro nga qeveria për kategoritë më të prekura do të ndikoj në rritje tetlikuiditeti për bizneset dhe në masë të madhe do të ndikoj në rritjen e mireqenies sociale tek kategoritë sociale më të prekura pra kategoritë që marrin asistenca sociale dyfishim i pagesave do të jetë një infuzion i rëndësishëm monetar. Poashtu të bujqit dyfishimi i subvencioneve do të ndihmoj në kultivimin e kulturave bujqësore dhe në masë të madhe kjo do t’i ndihmoj ata që të vazhdojnë aktivitetin e tyre duke marrë parasyshë qe masat administrative anti  COVID kanë prekur komplet sistemin ekonomik dhe kanë ndryshuar komplet kurbën e kërkesës dhe konsumit për këto të mira. Ky plan i rimëkëmbjes duhet të vazhdoj duke injektuar mjete të vazhdueshme në ruajtjën e strukturës ekonomike në vend dhe në të njejtën kohë të krijohen potenciale për realizimin e aktiviteteve shtesë në fushën ekonomike duke tentuar që të ruhet funskionimi i shëndosh i jetës socio-ekonomike dhe të ndërmerren veprime konkrete në revitalizimin e ekonomisë në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …