Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur se po finalizohet Projekti për urbanizimin e rrugës “Ibrahim Mazreku”, me c rast ka shkruar: Projekti për urbanizimin e rrugës “Ibrahim Mazreku” në qendër të qytetit po shkon drejt finalizimit. Nga afër sot kemi parë edhe procesin e mbjelljes së drunjve dekorativ, që sigurisht përveç rregullimit të imazhit urban, do të kenë ndikim tejet pozitiv edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit. U jemi shumë mirënjohës banorëve dhe të gjitha bizneseve përgjatë kësaj rruge që na kanë mirëkuptuar e na kanë përkrahur që nga dita e parë procesit të realizimit të këtij projekti. Punët e mira nuk kanë të ndalur!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
