leoni

Demarkacioni

Ekrem Krasniqi: Çështja e caktimit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, në arbitrazh

Analisti, Ekrem Krasniqi, beson se çështja e përcaktimit  të vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, do të shkojë në arbitrazh. Lidhur për këtë, ai iu ka referuar praktikës së vendeve të ish-Jugosllavisë. Kroacia ka rezistuar dhe asaj i ka kushtuar një vit rezistenca. Dhe me BE-në, kanë bërë një kompromis të përkohshëm për të dërguar konfliktin në arbitrazh”. Sipas tij tema për demarkacionin nuk duhet të hapet para zgjedhjeve që do të mbahen në Mal të Zi, më 16 tetor. Ai thotë se stabiliteti rajonal  është shumë i rëndësishëm, ndërsa  destabilizimi i brendshëm i Kosovës për çfarëdo arsye, mund të rezultojë me kërcënim e më pas do të ndikojë në destabilitetin rajonal dhe për këtë politikanët  duhet të angazhohen sa  më shumë në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …