John Kerry

Uashingtoni nuk ndërmerr fushatë kundër ISIS-it në Siri, derisa ndihmat humanitare të mos arrijnë në Halep

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka thënë ministrit të jashtë rus, Sergei Lavrov, se Uashingtoni nuk do të nisë fushatë të përbashkët të sulmeve kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri, derisa ndihmat të mos arrijnë te banorët e rrethuar. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, tha se Kerry ka biseduar me Lavrovin përmes telefonit dhe ka thënë se SHBA pret që Moska të ushtrojë ndikimin e saj mbi presidentin sirian, Bashar al-Assad, “për të lejuar kamionët e OKB-së me ndihma humanitare që të arrijnë në Halep  dhe zona të tjera ku ka nevojë”. Departamenti i Shtetit tha se vonesat e ndihmave janë “përsëritur” dhe janë “të papranueshme”. Një armëpushim në Siri ka hyrë në fuqi më 12 shtator dhe është duke u respektuar në masë të madhe. Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, mbi 400,000 veta kanë humbur jetën në luftën e Sirisë, e cila ka nisur qysh në vitin 2011.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …