Kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta letër kryetarit amerikan Donald Trump: Keqardhje për votën e Shqipërisë në OKB

Eksperti i Kushtetueses: Ekziston një skenar që Meta mos të betohet si Kryetar

Kryetari i sapozgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta, pritet të bëjë betimin më datë 24 korrik, në një seancë të jashtëzakonshme.  Ekziston skenari që deputetët socialistë ta bojkotojnë seancën e jashtëzakonshme, duke rrezikuar betimin e kryetarit të sapozgjedhur. Por çfarë ndodh nëse Ilir Meta nuk arrij të bëjë betimin në 24 korrik? Juristi Sokol Hazizaj, në një prononcim për gazetën “Sot”, sqaron se Ilir Meta nuk e merr dot detyrën e kryetarit nëse bojkotohet seanca. Hazizaj thotë se Kuendi e ka për detyrë të kryejë funksionin e tij kushtetues për realizimin e betimit të presidentit. “Nëse Kuvendi nuk mblidhet për të kryer apo për të konsumuar aktin formal në përputhje me Kushtetutën për betimin, pengohet qëllimi i mandatit të presidentit të zgjedhur. Dispozitat kushtetuese vërtet ndërpresin mandatin e presidentit ekzistues, duke e lënë vakum nëpërmjet aktit formal të betimit, pra duke mos lejuar presidentin të ushtrojë aktin formal betimin, por sot jemi para një natyre tjetër”, u shpreh Hazizaj. Ai thekson se figura e kryetarit qëndron mbi palët, dhe Kuvendi e ka edhe për detyrim moral dhe institucional të mblidhet për kryerjen e betimit të presidentit të sapozgjedhur.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …