KQZ

Elezi: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm për përgatitjen e zgjedhjeve

Zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë thënë se KQZ-ja është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve nëse kjo do të kërkohet nga ky institucion. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka theksuar se KQZ-ja është institucion që është përherë në gjendje gatishmërie dhe detyrë kryesore ka organizimin e zgjedhjeve kurdo që kërkohet. Ai ka theksuar se ky institucion do të përmbushë detyrat që dalin sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Shumica e partive të mëdha kanë thënë se pas situatës së krijuar nga dorëheqja e kryeministrit, Ramush Haradinaj, vendi duhet të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …