Elmi Reçica: Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti po provon ta kap edhe Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Elmi Reçica: Falënderoj diasporën për organizimin e fuqishëm në përkrahje të PDK-së

Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të ekipit të diasporës në Kosovë dhe mijëra anëtarëve të strukturave të PDK-së në Diasporë për të mobilizuar mbështetësit tanë dhe diasporën që përherë ka kontribuar për Kosovën, pres që sot të certifikohet lista votuese për Diasporën.

Ashtu siç është e paraparë në datat e publikuara nga ana e KQZ-së, presim që sot të fillojë votimi përmes postës për diasporën dhe të mos pengohet ky proces. Çdo pengesë dhe vonim eventual i certifikimit të listës së bashkëatdhetarëve që kanë aplikuar për votim jashtë Kosovës është tendencë për t’i mohuar të drejtat politike dhe civile, të drejtën e votës Diasporës.

Mobilizimi i jashtëzakonshëm i PDK-së në Diasporë është frikë për të tjerët, e këtë frikë e panik po tentojnë t’a mbulojnë duke vonuar certifikimin. Andaj pres që të publikohet fletëvotimi dhe të fillojë votimi përmes postës brenda afateve të caktuara. PDK do të dal e para në diasporë sepse lidhja me Diasporën daton që nga kohërat e organizimit të lëvizjeve ilegale kombëtare dhe organizimeve të tjera në shërbim të realizimit të çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës si dhe vazhdon në ditët e sotme me të rinjtë që studiojnë e jetojnë jashtë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …