Brickos

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, sërish konfirmon se Qeveria e Kosovës nuk po e trajton Amerikën si partnere

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sërish u shpreh i shqetësuar se Qeveria e Kosovës nuk po e trajton Amerikën  si partnere. Ai bëri të ditur për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe se është diskutuar mënyra se si qeveria Kurti ka ndryshuar politikën për transaksionet e pagesave që ka të bëjë me dinarin serb, zbatimi i së cilës është diskutuar më herët. Escobar është pyetur nëse do të ketë pasoja për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi ai shumë herë është kritikuar nga Amerika  për mënyrën se si i zbatoi rregullat e reja lidhur me dinarin serb, ai tha se nuk dua të flas  se cilat janë të gjitha pasojat, por mendoj se deklaratat tona në publik flasin mjaft qartë se ku po shkojnë marrëdhëniet tona diplomatike dhe politike. Mendoj se ambasadori Hovenier e ka thënë më së miri, pasi  kjo e ndërlikon kapacitetin tonë për të ndihmuar Kosovën të integrohet në komunitetin transatlantik. Sa herë që flasim për Kosovën me partnerët tjerë, veçanërisht me ata që nuk e njohin, ata shohin se Kosova nuk i përmbush obligimet e saj në dialog nën ombrellën e BE-së, e cila përfaqëson të gjithë BE-në. Prandaj, na e vështirëson mbrojtjen e argumenteve të Kosovës në çfarëdo mënyre, përfshirë anëtarësimin në BE dhe NATO, Këshillin e Evropës dhe shumë organizata të tjera”, ka thënë Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …