Gabriel Escobar

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, sot bisedon me tre krerët e shtetit të Kosovës, Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Vjosa Osmani

Emisari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, një ditë para takimit në Ohër sot bisedon  me tre krerët e shtetit të Kosovës, Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Vjosa Osmani. Emisari, Gabriel Escobar, mbrëmë mbajti një takim me liderët e partive opozitare,  në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier. Të pranishëm ishin:  Memli Krasniqi nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja, dhe Ardian Gjini nga AAK-ja, i cili e zëvendësoi kryetarin Ramush  Haradinaj pasi ai ndodhet  jashtë shtetit. Pas takimit, asnjë nga përfaqësuesit e partive opozitare nuk ka folur për mediet. Biseda u zhvillua në prag të takimit në Ohër mes kryeministrit, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku pritet të diskutohet për planin e zbatimit të marrëveshjes së propozimit evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …