Escobar: Kosova e Serbia ndodhen para një fazë të re dialogu, pasi detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike shumë shpejt

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shprehet i shqetësuar me mesazhet që ka marrë nga Qeveria Kurti

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se ndihet i shqetësuar me mesazhet që ka marrë nga Qeveria Kurti, në të cilat kritikohet emisari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak. Ai thotë se nuk sheh asnjë dëshmi të njëanshmërisë te ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Pas radhës së pasuksesshme  të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Bashkimi Evropian e fajësoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si përgjegjës për faktin se nuk ka pasur progres në dialog. Kurti më pas deklaroi se përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak u pozicionua kundër Kosovës. Esobar në intervistën e tij për Radion-Evropa e Lirë,  pret që të dyja palët ta forcojnë përkushtimin e tyre dhe që Kosova të tregojë më shumë pragmatizëm dhe realizëm në qasjen e saj ndaj BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …