Escobar: Kosova ta heq masën e ndalimit për mallrat serbe është eskalim i panevojshëm

Emisari, Gabriel Escobar, i drejtoi një kritikë të ashpër kryeministrit, Kurti, në një intervistë për gazetën austriake, “Die Presse”

Emisari, Gabriel Escobar, i ka  dhënë një kritikë të ashpër kryeministrit, Kurti  në një intervistë për gazetën austriake, “Die Presse”. Ai ka folur rreth tensioneve të fundit në pjesën veriore dhe kërkesës së Serbisë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Për Asociacionin, Escobar ka thënë se kjo nuk është një temë ndërmjet kryeministrit Albin Kurtit dhe  atij të Serbisë, por ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe nëse nuk do Kurti, ky asociacion do të vijë. Pyetja është: a dëshiron Kosova të presë integrimin euroatlantik derisa kryeministri i saj të përmbushë detyrimet e tij ligjore? Gabriel Escobar ka ritheksuar se Asociacioni nuk do të jetë një Republika Serbe por që është një obligim ndërkombëtar të cilin Kosova e ka marrë mbi vete. Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një angazhim ndërkombëtar, ligjërisht i detyrueshëm. Nëse Kosova nuk dëshiron një Republikë të re serbe si Bosnja, duhet të na japë një ide se çfarë dëshiron. Na thanë atë që nuk duan. Tani ata duhet të na thonë se çfarë duan. Ne jemi duke pritur. Escobar ka folur edhe për sanksionet e fundit të vendosura ndaj Kosovës, por edhe për raportet me Beogradin zyrtar. Ka një ndryshim të madh në marrëdhëniet tona me Serbinë dhe Kosovën. Tradicionalisht, Kosova ka lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara dhe ne i dëshirojmë ato gjithashtu. I themi Kosovës: asociacioni i komunave nuk është koncesion ndaj Serbisë. Bëhet fjalë për mënyrën se si Kosova e trajton grupin e saj etnik serb. Nga këndvështrimi ynë, mosgatishmëria e Prishtinës për të lëvizur këtu tregon mungesën e vullnetit për t’u përpjekur për pajtim me vendin tonë, deklaroi Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

Zoran Milanoviq, ka konfirmuar mbështetjen e vendosur të Kroacisë për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Kryetari i Kroacisë,  Zoran Milanoviq, ka konfirmuar mbështetjen e vendosur të vendit të tij  për …