Lajçak

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, deklaron se Ballkani Perëndimor ka prioritet bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është  shprehur optimist për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor në agjendën e bashkëpunimit mes Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë vizitës së tij në Londër, Lajçak theksoi se është inkurajuese të shohësh Ballkanin Perëndimor të renditur lart në listën e prioriteteve të qeverisë së re britanike, andaj mezi pres të punojmë së bashku, u shpreh Lajçak. Këto deklarata vijnë në një kohë kur bashkëpunimi ndërkombëtar dhe stabiliteti rajonal janë të rëndësishme për zhvillimin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Ky angazhim tregon përkushtimin e përbashkët për të avancuar dialogun dhe bashkëpunimin në rajon, thotë, Miroslav Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …