Emmanuel Macron mbërrin në Mal të Zi para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, mesazh i fortë për integrimin evropian

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Mali i Zi në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 5 qershor dhe pritet të fokusohet në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe reformat në rajon. Macron u prit në aeroport nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, i cili e cilësoi vizitën si një ngjarje me peshë të veçantë politike dhe simbolike për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas Milatoviqit, vizita e presidentit francez përfaqëson një konfirmim të miqësisë ndërmjet Malit të Zi dhe Francës, si dhe një mbështetje të rëndësishme për rrugën evropiane të Podgoricës. “Mali i Zi ka një detyrë për të përfunduar punën. Institucionet duhet të jenë të forta, reformat konkrete dhe qytetarët duhet të ndiejnë se e ardhmja evropiane nuk është një mesazh i largët politik, por një rrugë drejt një shteti më të rregullt, më të drejtë dhe më të fortë”, ka shkruar Milatoviq në platformën X. Samiti i së premtes pritet të mbledhë liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, në një kohë kur integrimi evropian i rajonit mbetet një nga temat kryesore të agjendës politike evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …