leoni

Endrit Shala: Albin Kurti sa ishte në opozitë rrotullonte gjipa të EULEX-it, tash s’merret me padrejtësitë e këtij misioni

Endrit Shala: Albin Kurti sa ishte në opozitë rrotullonte gjipa të EULEX-it, tash s’merret me padrejtësitë e këtij misioni

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, zyrtar i lartë i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala ka reaguar pas një deklarate të ish-kryetarit të gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons ku tha se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kryeministri, Albin Kurti, në lidhje me letrën që ia ka dërguar atij para disa javësh, e në të cilën ka listuar një sërë skandalesh që sipas tij e kanë karakterizuar misionin evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX. Ai ka shkruar se Kurti sa ishte në kundërshtim të EULEX-it, rrotullonte edhe gjipat e tyre, kurse tash që është në pushtet nuk e merr mundin ta dëgjojë dikënd. “Pushteti po e transformon! Sa ishte në opozitë Albin Kurti ishte në kundërshtim të EULEX-it, rrotullonte edhe xhipat e tyre! Tash që është në pushtet nuk merr mundin madje as të dëgjojë dikend që flet hapur për padrejtësitë e EULEX-it! Hipokrizia vazhdon!”, ka shkruar Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …