leoni

Enver Hajrullahu: Përgjimet në Ministrinë e Industrisë e Tregtisë nuk kanë rrjedhur nga unë, edhe pse janë bërë në hapësirat e saj

Enver Hajrullahu, i apostrofuari i përgjimeve të reja në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë ka thënë se përgjimet e publikuara nuk kanë rrjedhur prej tij edhe pse ato incizime janë bërë në hapësirat e Ministrisë  sipas tij në njërën nga zyrat e Departamentit të Financave. Zyrtari  Enver Hajrullahu thotë të mos ketë qenë në dijeni lidhur me këto audio-incizime dhe ka mohuar të jetë burim i mediumit që ka publikuar ato. Sipas tij kjo bisedë ka ndodhur përafërsisht një vit më parë,  në fund të korrikut të vitit 2022.  Krejt përgjimi tregon për zyrtarin Enver Hajrullahu që me pozitë është certifikues. Ndaj tij kishte presione të mëdha për ta nënshkruar kontratën rreth grurit, edhe pse disa tonë mungonin. Me përgjegjësinë më të lartë morale dhe profesionale deklaroj se nuk kam pasur  kurrfarë qëllimi kundër asnjë zyrtari, por jam kujdesur për t’i respektuar procedurat ligjore.”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …