Enver Hasani

Enver Hasani i hyn garës për Avokat të Popullit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka konkurruar për Avokat të Popullit.Kushtetuta e Kosovës thotë që Avokat i Popullit ka të drejtë të zgjidhet çdo shtetas i Kosovës, “me arsim të lartë, me karakter e moral të lartë, i ndershëm, me eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut” Profesori universitar, Enver Hasani, po synon që për pesë vjetët e ardhshme të jetë Avokat i Popullit. Hasani që po synon ta udhëheqë institucionin e Avokatit të Popullit, ka thënë se tash i mbetet deputetëve se a do të votojnë pro tij, ose jo. Ai thotë se ka pritje ta udhëheq këtë institucion, por shton se të njëjtat pritje mund t’i kenë edhe të tjerët që synojnë këtë pozitë. Sipas Kushtetutës, Avokatin e Popullit e zgjedh Kuvendi i Kosovës, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të tij, për një mandat pesëvjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. Avokatit të tanishëm të Popullit, Hilmi Jashari, është në fundin e mandatit të tij. Ai ishte zgjedhur në këtë pozitë në fillim të korrikut të vitit 2015.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Brendshëm, Agim Veliu raporton sot para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për kasafortën

Agim Veliu pas humbjes së LDK-së: Askush nuk ka mandat të përhershëm nga humbja

Ish-ministri dhe ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka reaguar për herë të …