Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka konkurruar për Avokat të Popullit.Kushtetuta e Kosovës thotë që Avokat i Popullit ka të drejtë të zgjidhet çdo shtetas i Kosovës, “me arsim të lartë, me karakter e moral të lartë, i ndershëm, me eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut” Profesori universitar, Enver Hasani, po synon që për pesë vjetët e ardhshme të jetë Avokat i Popullit. Hasani që po synon ta udhëheqë institucionin e Avokatit të Popullit, ka thënë se tash i mbetet deputetëve se a do të votojnë pro tij, ose jo. Ai thotë se ka pritje ta udhëheq këtë institucion, por shton se të njëjtat pritje mund t’i kenë edhe të tjerët që synojnë këtë pozitë. Sipas Kushtetutës, Avokatin e Popullit e zgjedh Kuvendi i Kosovës, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të tij, për një mandat pesëvjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. Avokatit të tanishëm të Popullit, Hilmi Jashari, është në fundin e mandatit të tij. Ai ishte zgjedhur në këtë pozitë në fillim të korrikut të vitit 2015.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …