Enver Hasani

Enver Hasani: Pakoja e Ahtisarit nuk vlen për çështje juridike të të drejtave të votimit të serbëve për dy lojalitete

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese,  Enver Hasani,  thotë se serbët e Kosovës nuk mund të jenë pjesë e referendumit që Serbia planifikon ta mbajë më 16 janar të këtij viti. Ai  thotë se “Pakoja e Ahtisarit” nuk është referencë kur bëhet fjalë për çështje teknike. Ajo nuk është në fuqi, por  vlen si zotim i Kosovës sa i përket natyrës së sistemit juridik kushtetues. Pakoja e Ahtisarit nuk vlen për çështje juridike të të drejtave të votimit, ato janë kryer, janë integruar në Kushtetutën e Kosovës. Serbët e Kosovës, sipas Enver Hasanit, nuk mund të jenë pjesë e referendumit që organizohet nga Serbia. Nuk mundet që  serbët e Kosovës të kenë dy lojalitete për çështjes së sovranitetit. Ajo mund të ndodhë vetëm në një kohë kalimtare me një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Por nuk mund të ketë lojalitet si standard permanent”, ka deklaruar,  Enver  Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Grubi: Fitore historike në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, triumf për Maqedoninë Evropiane

Artan Grubi nga BDI-ja, pas rezultateve të para në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, …