Enver Hasani

Enver Hasani: Vendimet që dalin nga Gjykata Kushtetuese doemos se duhet të zbatohen

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se vendime që dalin nga ky institucion i drejtësisë duhet të jenë të zbatueshme. “Këtë standard e kanë shumica e gjykatave kushtetuese në Evropë. Edhe ne jemi në atë sistem që supozohet se ka kulturë juridike dhe kushtetuese”. Nëse vendimet e Kushtetueses nuk gjejnë zbatueshmëri atëherë mbetet që çështjet të dërgohen në Gjykatën e Arbitrazhit. “Marrëveshjet si ajo për Asociacionin e Komunave Serbe janë detyrim ndërkombëtar dhe kushtetues. Nëse nuk zbatohen, mund të bëhet presion dhe mund të shkohet në arbitrazh”. Enver Hasani ka komentuar edhe kërkesën e ish-Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, drejtuar Avokatit të Popullit që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetueses. Lidhur me këtë rast, profesori Enver Hasani ka deklaruar se avokati i Popullit, ka marr vendim arbitrar.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …