Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike, kundër negociatave Kosovë-Serbi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu me Serbinë do të  rinis në qershor. “Me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi. Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa një platformë apo strategji”, ka thënë ai. Hoxhaj thotë se Kurti ka rënë dakord në Bruksel që të hyjë në negociata për autonomi për serbët në Kosovë. “Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës. PDK si parti shtetformuese do të kundërshtojë çdo ide që synon zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe përmbysjen e rendit kushtetues. Në Bruksel, duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër”, ka theksuar, Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …