Fatmir Sopi: Nëse një serb ka pasur arsye të vdes, për ta mbajtur në pushtim Kosovën, ne i kemi pasur 100 arsye të luftojmë për çlirim

Eprori i lartë i Zonës së Llapit gjatë luftës, Fatmir Sopi, dëshmoi në Hagë, për kontributin e UÇK-së dhe lidhjen e saj me popullin

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Llapit, Fatmir Sopi, dëshmoi në Hagë në gjykimin e krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, dhe Rexhep Selimi. Ai fo;i për përfshirjen e tij në UÇK, organizimin e brigadave, dhe rolin e tij si komandant i Brigadës 153, përgjegjës për mbrojtjen e civilëve në Zonën e Llapit. Në dëshminë e tij, Sopi përmendi një vizitë të Jakup Krasniqit gjatë luftës dhe shprehu keqardhjen që po e sheh atë në gjykatë, duke e kujtuar si zëdhënësin që i dha shpirt UÇK-së dhe frymëzim çdo luftëtari. Ai theksoi se UÇK-ja ishte një ushtri vullnetare me burim nga populli, një projekt i madh shqiptar pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Duke folur për lidhjet me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Sopi tha se gjatë kohës së tij nuk kishte përçarje politike brenda UÇK-së, dhe se qëllimi i vetëm ishte lufta çlirimtare. Sopi vazhdon të shërbejë si kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Prishtinë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit

Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …