Fatmir Sopi: Nëse një serb ka pasur arsye të vdes, për ta mbajtur në pushtim Kosovën, ne i kemi pasur 100 arsye të luftojmë për çlirim

Eprori i UÇK-së, Fatmir Sopi: Në Zllashë nuk është keqtrajtuar askush, Salih Mustafa nuk ka rrahur asnjë njeri

Eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Sopi, i cili po dëshmon edhe sot në gjykimin ndaj Salih Mustafës në Hagë, ka thënë se në shtëpitë në Zllash ku kanë qëndruar ushtarët e UÇK-së nuk është maltretuar askush. Ai ka thënë se Salih Mustafa nuk ka trajtuar asnjë njëri mizorisht dhe se nuk ka dëgjuar diçka të tillë për ish-bashkëluftëtarin e tij. Në ditën e dytë të dëshmisë së tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Sopi ka thënë se gjatë luftës nuk ka qenë asnjëherë pengesë orientimi politik i ushtarëve të UÇK-së. “Nuk ka mundur të ndodh kjo kurrë. E njoh edhe para luftës, e kam njohur si ish i burgosur politik dhe njëri i cili i ka përjetuar torturat më çnjerëzore nga pushteti serb dhe nuk e besoj kurrë që i njëjti mund të ushtrojë dhunë ndaj dikujt për asnjë arsye dhe për asnjë rast, Kurrë në jetën time nuk kam dëgjuar diçka të tillë për bashkëluftëtarin tim,  Salih Mustafa, pasi qëllimi i luftës së UÇK-së ka qenë vetëm çlirimi i vendit nga forcat serbe. “Në asnjë rrethanë dhe në asnjë formë nuk ka qenë pengesë orientimi politik i ushtarit të UÇK-së, qëllimi i luftës ka qenë çlirimi i vendit ndërsa për bindjet politike neve në atë kohë nuk na kane  interesuar”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, u zhvilluan aktivitete tematike e përkujtimore

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, janë bërë …