Haxhi Shala: Qeveria Kurti nuk ka bër asnjë veprim të mirë për qytetarët, do të mbahet mend si qeveri e konferencave për media

Eprori i UÇK-së gjatë luftës, Haxhi Shala, i arrestuar ditë më parë nga Gjykata Speciale, sot është ekstraduar, në Hagë

Eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës,  Haxhi Shala, dje është arrestuar nga Gjykata Speciale, ndërsa sot  është ekstraduar në Hagë,  me akuza për sikur thuhet, pengim të drejtësisë.  Në fushatën e egër që ka ndërmarrë, Prokuroria e kësaj gjykate  kundër luftëtarëve të UÇK-së, javë më parë është arrestuar edhe Isni Kilaj po me të njëjtat akuza. Djali i tij, Flakron Haxhi  Shala ka bërë  të ditur se sot kemi marrë informacione për transferimin e tij në Hagë me urdhër të prokurorit, e ne si familje ende nuk kemi informacion për arrestimin apo ndalimin as arsyet se pse ai po transferohet në Hagë. Ne jemi të bindur për pafajësinë e tij dhe të të gjithë çlirimtarëve që janë në atë gjykatë, sepse kjo gjykatë është e njëanshme sepse gjykon çlirimtarët që mbrojtën vendin dhe të drejtat ekzistenciale për liri, ka saktësuar, me këtë rast Flakon Haxhi Shala.  Aktualisht në burgun e Hagës po mbahen nën arrest: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj, Pjetër Shala, Isni Kilaj, tani edhe Haxhi Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, …