leoni

Erdogan

Erdogan: Holanda të hidhet përpjetë sa të dojë, bashkëkombësit tanë atje do ta prishin lojën e tyre më 16 prill

Radio Televizioni Shtetëror i Turqisë, ka bërë të ditur se kryetari i vendit Rexhep Tajip Erdogan, në lidhje me vendimin e qeverisë së Holandës për të anuluar lejen për uljen e avionit të ministrit të Jashtëm të Turqisë Mevlyt Çavushollu, ka deklaruar  “Holanda të hidhet përpjetë sa të dojë por ta dijë mirë se bashkëkombësit tanë atje do ta prishin lojën e tyre në 16 prill në dirën që do të zhvillohet referendumi i ndryshimit kushtetues). Kryetari, Erdogan në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e inaugurimit kolektiv në lagjen Baxhëllar të Stambollit, tha: “Bëni presion sa të doni, strehoni dhe ushqeni terroristët në vendin tuaj. Kjo do t’ju kthehet kundër jush dhe padyshim që pas 16 prillit edhe ne do të fillojmë zbatimet tona. Pas kësaj do të shihni si do të vijnë avionët tuaj në Turqi? Sigurisht që bëj fjalë për diplomacinë jo për fluturimet dhe udhëtimet e qytetarëve. Këta nuk njohin as politikë dhe as diplomaci ndërkombëtare. Kaq frikë kanë këta, kaq frikacakë janë. Këta janë mbetje e nazizmit, këta janë fashistë”.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …