Brickos

Erdogan i thotë Putinit se Ankaraja është e gatshme të bëjë më shumë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i tha presidentit rus, Vladimir Putini se Ankaraja është e gatshme të bënte më shumë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë pasi ndihmoi në organizimin e një shkëmbimi të të burgosurve ruso-amerikanë. Zyra e Erdoganit tha se Putini e “falenderoi” liderin turk në një telefonatë për ndihmën për të bërë shkëmbimin e ish-marinsit, Trevor Rid për ish-pilotin rus, Konstantin Jaroshenko. Shkëmbimi u zhvillua në Turqi “nën koordinimin dhe mbikëqyrjen e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës”, tha zyra e Erdoganit. Ankaraja tha se tani është “gati për të marrë iniciativën për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe për të ndërmjetësuar një rrugë drejt paqes”. Kremlini konfirmoi se Putini “i shprehu mirënjohjen e tij liderit turk” për ndihmën në shkëmbimin historik të 30-vjeçarit amerikan me 53-vjeçarin rus.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …