Erdogan: Ky grusht shtet është kundër vullnetit të popullit dhe iniciuesit do të paguajnë çmimin e merituar

Erdogan: Ky grusht shtet është kundër vullnetit të popullit dhe iniciuesit do të paguajnë çmimin e merituar

Kryetari i Turqisë, Erdogan gjatë një paraqitjeje në publik ka thënë se do të rikthehet situata në kontroll dhe do të vazhdojnë me ndërtimin e institucioneve demokratike. Ai ka thënë se ky grusht shtet është kundër vullnetit të popullit dhe iniciuesit e zbatuesit e tij do të paguajnë çmimin e merituar. “Ne dëshirojmë që të ndërtojmë institucione demokratike. Ky është një grusht shtet kundër vullnetit të popullit. Ne do të hidhemi në beteja dhe t’u japim çmimin e merituar atyre që e iniciuan këtë grusht shteti”, tha Erdogan, Ndërkohë media britanike dhe ato amerikane, jo zyrtarisht  kanë bërë të ditur është arratisur nga Turqia me një avion të presidencës. Mediat citojnë se Erdogan ka ikur për në Gjermani. Avioni privat mësohet se është ngritur nga një pistë private  e jo nga aeroportet kryesore të vendit. Që prej orës 22:00 të mbrëmjes së sotme në Turqi është duke ndodhur një grusht shteti.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore

Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte  zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor …