Erdogan: Përpjekja e një grupi përkrahës të Organizatës Terroriste nuk do të lihet pa u ndëshkuar

Erdogan: Përpjekja e një grupi përkrahës të Organizatës Terroriste nuk do të lihet pa u ndëshkuar

Turqia u përball me përpjekje  për grusht shteti, por që dështoi, falë mbështetjes së popullit, i cili i doli zot demokracisë dhe të ardhmes së vendit. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se nisma e tentativës së një grupi përkrahës të Organizatës Terroriste – FETÖ brenda Forcave të Armatosura nuk do të lihet pa u ndëshkuar. Në deklaratat që bëri për një televizion privat Erdoan e ftoi popullin të tubohet nëpër sheshe si reagim ndaj kësaj tentative duke kërkuar nga qytetarët që t’i japin përgjigjen e merituar një përpjekjeje të tillë. Presidenti rikujtoi se njëherësh ai është edhe Komandanti i Përgjithshëm, ndërsa shtoi se nuk të mbetet pa ndëshkim një tentativë e tillë që ndodhi pa dijeninë e tij. “Bijtë e shtrenjtë të popullit turk. Kjo lëvizje është një tentativë kundër popullit tonë e një ekipi të vogël që kanë rrëmbyer me forcë mjetet e blinduara dhe armët e shtetit në Ankara dhe Stamboll dhe sillen ndaj popullit si të ishim në vitet 70-të. Popull i ndershëm turk dili për zot demokracisë dhe qetësisë tënde. Ju ftoj të dilni në rrugë kundër kësaj lëvizjeje të një ekip të ngushtë që mendon se të frikësojë popullin turk dhe ti dilni për zot kombit tuaj. Dilni për zot popullit dhe shtetit tuaj”, u shpreh Erdoan në një lidhje direkte me një televizion privat.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …