Ergys Mërtiri; Mallkimi i humbjes së zgjedhjeve po përndjekë demokratët, por nuk është arsyeja e disfatës së thellë të opozitës

Ergys Mërtiri; Mallkimi i humbjes së zgjedhjeve po përndjekë demokratët, por nuk është arsyeja e disfatës së thellë të opozitës

Mallkimi i humbjes së zgjedhjeve të pjesshme vijon të përndjekë demokratët, por për analistët politikë kjo nuk është arsyeja e disfatës së thellë që opozita mori në Himarë më 4 gusht. Problemin Ergys Mërtiri e sheh tek kandidati Petro Gjikuria që Sali Berisha dhe Ilir Meta bashkë me Vangjel Dule i ofruan himarjotëve. “Në momentin qe ti vendos të kandidosh njerëz që janë me element të qartë antishqiptarë, kanë marrë pjesë në organizata antishqiptare, të cilët pozojnë me flamuj të Vorio-Epirit, çfarë është e dënueshme me Kushtetutë sepse ti po ushtron një veprimtari që kërkon cenimin e territoreve të  vendit, është marrëzi dhe çmenduri e papranueshme”, shprehet Mërtiri.

Zgjedhjet e pjesshme  e rikthyen Bashkinë e Himarës te Partia Socialiste. 15 muaj nga vendoret e fundit, mazhoranca arriti të rikuperonte terren përballë opozitës, madje duke korrur një fitore të thellë. Po,  kush ia dha fitoren Vangjel Tavos? Opozita ka rënë deri në këtë derexhe sa nuk e meriton të fitojë, pastaj pse humbi është se mesazhet që u  ka përcjellë  shoqërisë janë mesazhet e një organizate,  e cila nuk ka për qëllim të fitoje por  ka për qëllim të mbijetojë lideri i cili është  i dënuar në izolim, dhe i izoluar ndërkombëtarisht, më një këmbë në burg le te themi”.

Kontrolloni gjithashtu

Rudina Xhunga rikthen në vëmendje një faqe të artë të humanizmit shqiptar

Gazetarja Rudina Xhunga solli në qendër të debatit publik një prej kapitujve më të ndritshëm …