Erhard Buhler

Erhard Bühler: Rusia dhe Serbia janë mbështetëse të konflikteve të ngrira etnike në Ballkan, të cilat mund t’i ri ndezin në çdo kohë

ish-komandanti i Forcave paqeruajtëse të KFOR-it, në Kosovë,  Erhard Bühler, gjeneral në pension është cituar të ketë deklaruar se ngjarjet aktuale në kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë janë shqetësuese dhe se ato duhet të marrin fund. Rusia dhe Serbia, Putini dhe Vuçiq, janë mbështetës të  konflikteve të  ngrira etnike në Ballkan, të cilat mund t’i rindezin në çdo kohë.  Gjenerali gjerman, Byhler  deklaroi se  kryetari i Rusisë, Vladimit Putin është padyshim një pjesë aktive e këtij konflikti. Pavarësisht nga kjo, dialogu politik duhet të vazhdojë, por se ushtria serbe nuk duhet të trajtohet si aleate e NATO-s. BE dhe NATO duhet të vendosin sanksione ndaj Beogradit. NATO e trajton ushtrinë serbe si partnere dhe e fton në stërvitje. Politikisht duhet të vazhdojmë të flasim, por partneriteti ushtarak tani duhet të ngrihet”, tha Bühler për mediet në Gjermani.

Kontrolloni gjithashtu

Zërat e “ndërgjegjes” së dy profesorëve: Blerim Latifi dhe Muhamet Hamiti për dhunën izraelite kundër palestinezëve

Të paktën 178 palestinezë u vranë dhe 589 u plagosën nga sulmet ajrore të forcave izraelite kundër popullatës civile

Dje, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me disa udhëheqës të vendeve arabe …