Deputeti i socialistëve në Shqipëri, Erion Braçe duke komentuar Nenin 25 të projektit kushtetues të reformës në drejtësi, i hartuar nga ekspertët e EURALIUS e OPDAT, i cili parashikon ngritjen e gjykatave speciale për veprat penale të konsumuara nga funksionarët e lartë, thotë se nuk duhet të amnistohet askush. Në këtë nen parashihet që gjykatat speciale mund të dënojnë kryeministrin, ish-kryeministrin, presidentin dhe ish-presidentin, por jo ministrat të cilët kanë qenë në detyre deri në zgjedhjet e 2013. Nuk negociojmë me kërkënd për amnisti, pavarësisht në janë ish- pushtetarë apo pushtetarë aktuale, në cilindo nivel te pushtetit! Zero! Të gjithë të barabartë para ligjit, pa asnjë përjashtim! Ta kërkoj kush të dojë; Kjo nuk ndodh! Në këtë vend, pushteti fashist i Sali Berishës ka kryer krime të përbindshme që kërkush më parë, nuk i ka kryer! Pa u hetuar, gjykuar e ndëshkuar një më një këto krime, nuk ka drejtësi në këtë vend! Krimi shtetëror i Gërdecit, pushkatimi publik në 21 janar, vjedhja e llahtarshme në Rrëshen-Kalimash-Kukës-Morinë, privatizimi rrënues i ARMO, Albpetrol, 4 hidrocentrale, portit të Durrësit dhe kantiereve në të, rafinerisë së Cërrikut, privatizmi i OSSH dhe vendimet favorizuese për monopolin e krijuar etj. Këto nuk amnistohen kurrë. Unë e kuptoj se Berisha e Basha vonojnë e shpresojnë për pazar! Por, pazar nuk ka. Para drejtësisë cilido që ka shkelur ligjin ka shkruar Braçe.
Kontrolloni gjithashtu
David Kanin: Albin Kurti është figurë jo popullore jashtë Kosovës, tani do të përballet me Amerikën
Ish-analisti i mirënjohur në CIA, aktualisht profesor i Studimeve Evropiane, Dejvid Kanin, ka komentuar fitoren …