Gabriel Escobar

Escobar: Nuk shoh arsye që marrëveshje e arritur mes Kosovës dhe Serbisë të mos zbatohet

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i ka deklaruar agjencinë malazeze të lajmeve, Mina se nuk sheh arsye që marrëveshje e arritur mes Kosovës dhe Serbisë të mos zbatohet. Ai ka thënë se , në Serbi ka disa elemente që duhet të plotësohen sa i përket njohjes së targave të veturave, letërnjoftimeve dhe disa gjërave të tjera. Edhe nga Kosova pritet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. “Shtetet e Bashkuara duan që këto procese të zhvillohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk shoh asnjë arsye pse të mos mund të përfundojë deri në fund të verës. Marrëveshja mes dy palëve është ligjërisht e detyrueshme dhe se tani shtrohet pyetja se si të zbatohet plotësisht” është cituar të ketë deklaruar i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …