Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka drejtuar kritika të shumta ndaj Qeverisë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka drejtuar kritika të shumta ndaj Qeverisë. Ai ka shkruar se kryeministri, Albin Kurti nuk po tregon se kur do të betohen kryetarët e rinj të komunave veriore, kur kthehen zyrtarët bojkotues të institucioneve në veri, kur e zbaton draftimin e Asociacionit për vetëmenaxhimin e Komunave me shumicë serbe apo “kur e zbaton vendimin me kërkesën e tij për hapjen e urës për veriun e Mitrovicës”. “Kurti nuk tregon planin për kthimin e refugjatëve në atdheun e tyre për Mitrovicë dhe komunat në veri, “nuk tregon kur ia kthen buxhetin vetanak komunave, nuk tregon kur përfundon autostrada për Gjilan, Mitrovicë e Pejë, si dhe 780 milionë euro të investimeve kapitale kur përfundojnë. Kurti nuk tregon kur ta merr shpresën se i duhet me vazhduar shitjen e mjegullës politike për paaftësinë e ekipit dhe bedelëve të tij. Veç Kurti e di se cili prokuror, gjykatës, polic, mjek, anëtar bordi, kryeshef agjencie e drejtues tjerë institucionalë i pëlqen atij, kryekuvendarit dhe Presidentes”, ka shkruar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …