Është dekoruar nga kryetari Thaçi me Urdhrin “Hero i Kosovës” ish-iburgosuri, mjeku dhe lutëtari i lirisë, Dr. Hafir Shala

Është dekoruar nga kryetari Thaçi me Urdhrin “Hero i Kosovës” ish-i burgosuri, mjeku dhe luftëtari i lirisë, Hafir Shala

Në mes të emocioneve por edhe krenarisë e ka përshkruar Gentrit Shala babin e tij heroin e Kosovës Dr. Hafir Shalën të cilin se fundi kryetari Thaçi e ka dekoruar më Urdhrin “Hero i Kosovës”. Ai e ka përshkruar jetën e babait të tij si i burgosur politik, mjek humanist i popullit por edhe si çlirimtar i atdheut. “BABË, unë nuk jam aq i zoti të thur fjalë për të përqafuar imazhin tënd, është e vërtet e madhe që unë dhe askush nuk mund të të ngre në piedestalin që ti meriton. Vitet që kalove në burgje, ditët dhe netët me vite kushtuar humanizmit, veprat tua si mjek e si çlirimtar, veprove dhe punove kokë ulur, i heshtur dhe me pak fjalë, pa menduar se një ditë do të bëheshe Hero Babë! Sot more dekoratën më të lartë nga Presidenti i Republikës së Kosovës ,“Hero i Kosovës” titull ky që me të vërtet e meritove. Jam aq i lumtur ngaqë heroizmi yt është i gjallë në mesin e popullit dhe se heroizmi yt do të jehojë përherë në tokën e Kosovës…. do të doja ta gëzoje këtë liri për të cilën shumë gjatë punove por për ty BABË liria ishte më e shtrenjtë se jeta edhe 100 jetë ti kishe të gjitha do ti sakrifikoje dhe flijoje për këtë dhe, por BABË e di që nuk mund të pushosh i qetë sepse i qetë je vetëm atëherë kur eshtrat e tu mbulohen e treten nga dheu i Kosovës ,atëherë jemi të qetë dhe ne kur të kemi një varr ku përulemi dhe nderojmë veprën tënde. E di BABË që kishe thënë dikush duhet te sakrifikohet për atdhe, jam betuar kishe thënë, më pëlqen të jetoj, e dua jetën, më merr malli për fëmijët e mi “i dua pëllumbat e mi (fëmijët tu)“ kishe thënë, për shkak që aq shumë i dua nuk më dhimbset jeta, te vdes për ta dhe gjithë popullin, më mirë pa mua e në liri, se unë pranë tyre e nën shkja të zi!Dhe ja ku jemi sot Unë , Mami, Motrat dhe Populli yt, në liri dhe të lumtur që kemi Heronjtë si ty BABË!”, ka shkruar ai

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …