Zëvendësministrja e MZhR, Magbule Shkodra ka pritur sot në takim kryesinë e Lobit Euro Atlantik - Shqiptar

Zëvendësministrja e MZhR, Magbule Shkodra ka pritur sot në takim kryesinë e Lobit Euro Atlantik – Shqiptar

Kryetari i Lobit Euro Atlantik – Shqiptar z. Shukri Ymeri, së bashku me anëtarët e kryesisë qendrore të Lobit, z. Daut Haxhaj dhe Sylë Arifi, realizuan vizitë zyrtare në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës. Kryetari z. Ymeri së bashku me z. Haxhaj dhe Arifi, realizuan takim me zëvendësministren e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal znj. Magbule Shkodra dhe z. Jahja Lluka, këshilltar politik i kryeministrit Haradinaj, për Diasporë. Delegacioni në fjalë dhe znj. Shkodra e z. Lluka biseduan për mundësitë e përkrahjes së mërgatës nga institucionet shtetërore qeveritare si dhe për kontributin e mërgatës për popullin e Republikës së Kosovës. Mëtutje, z. Ymeri, z. Haxhaj dhe z. Arifi realizuan takim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me ç’rast u pritën nga ministri z. Shyqiri Bytyqi. Së bashku diskutuan për funksionimin e arsimimit në mërgatë, shkollat shqipe, librat në gjuhën shqipe, mësimet plotësuese në gjuhën shqipe si dhe shkollat verore, ku mund të kenë qasje të gjithë fëmijët e mërgatës. Poashtu, z. Ymeri, z. Haxhaj dhe z. Arifi në vazhdën e takimeve të tyre, vizituan edhe Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ku u pritën nga drejtori z. Nol Buzhala. Në takim u diskutua për mundësinë e investimeve të mërgatës në Kosovë. Fushat e investimit dhe përparësitë e investimit si një ndihmë e madhe për t’i kontribuar zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …