Është mbajte mbledhja e III-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Deçan

Është mbajte mbledhja e III-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Deçan.

Për këtë takim ishte parapa ky rend pune:

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

– Shqyrtimi i propozimit për shpalljen zonë me interes për Komunën e Deçanit të pronës së Pushimores se fëmijëve ne Deçan dhe shprehja e interesit te Komunës që këtë pronë ta merr në menaxhim sipas procedurave të ligjeve ne fuqi,

– Shqyrtimi i propozimit për ndarjen e mjeteve financiare për hartimin e raportit

vlerësues mbi vlerësimin e dëmit ekonomik për prodhuesit dhe bizneset e komunës të shkaktuara nga Covid 19, Vlerësimi i cili do te bëhet nga Kompania N.Sh.”Insitute For Entrepreneurship And Smail Business”,

– Shqyrtimi i kërkesave dhe

– Të ndryshme.

Të pranishëm në ketë takim të rregullt të KPF-së ishin kryesuesi i Asamblesë Haki Shehaj, që udhëhoqi këtë takim anëtarët e këtij komiteti, Kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj dhe Drejtori për Buxhet dhe Financa Agron Demukaj. Të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutuar nga anëtarët e KPF-së njëkohësisht janë dhënë edhe sqarime nga Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj. Pas diskutimit të gjitha pikat e rendit të ditës kanë marrë edhe miratimin nga anëtarët e KPF-së që të trajtohen në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale e cila do të mbahet më datë 20.05.2020, e mërkurë  në ora 10:00, në Sallën e Asamblesë Komunale në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …