RKL

RKL:“Mulla” Sylejman Rexhepi, Janullatosi i myslimanëve, ende në krye të Bashkësisë Islame të Maqedonisë IV

Si i dekonspiroi Sulejman Rexhepi udbashët e “Lagjes së Trimave”

Deklarata e Sulejman Rexhepit dhënë kohë më parë në BIRN i demotivoi disa nga strukturat e Shërbimit Intelegjent Maqedonas, por, nga ana tjetër, u bë edhe vegëz për Shërbimin intelegjent të Kosovës për ta zbërthyer tërë atë skenar të ulët e shumë tragjik që u luajt në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë Do të mjaftojë vetëm një deklaratë “e papërgjegjshme” e Sulejman Rexhepit (Kryetarit të vetëshpallur të BFI-së) për t’u gjetur ajo vegzë prej së cilës pastaj do të shthurret tërë loja e cila si asnjëra më parë i bëri aq dëm kauzës kombëtare shqiptare. Natyrisht, edhe me “fishkëllimën” e dëshmitarit trim (Sulejman Osmani) i cili, në mënyrë spektakulare, si nëpër legjenda, arriti t’ju ik policisë maqedonase dhe të dorëzohet në Kosovë. Natyrisht, këtu Shërbimi intelegjent shqiptar nuk do ta hajë “llokumin” e homologut të vet maqedonas, por, pasi do ta vjelë mirë e mirë dëshmitarin “legjendar“ do ta rikthejë (ekstradojë) sërish në Maqedoni!

Mulla Sula asistent i Musa Xhaferit në “Lagjen e Trimave”

Burimet e sigurta nga Shërbimi intelegjent maqedonas flasin se, pas dekleratës së pamatur të Sulejman Rexhepit që ia dha në shkurt të këtij vitit Rjetit të Gazetarisë Hulumtuese BIRN Shërbimi Intelegjent Maqedonas ka qenë mjaft i shqetësuar. Madje, që nga ky moment edhe “bombat” e Zaevit rreth rastit të Lagjes së Trimave ishin të pavlefshme. Sipas asaj deklarate Sulejman Rexhepi, përmes të punësuarve në BFI, paska pasur oferta nga ‘komandantët e Kumanovës’ për ta pastruar situatën me kundërshtarët e tij. Ka mjaftuar kjo deklaratë që pastaj të dekonspirohet tërë ai skenar që e parashikoi një lojë mjaft të ndytë me pretendime të verifikimit të “dëshmive maqedonase” se, e keqja për këtë shtet vie ekskluzivisht nga shqiptarët e Kosovës.

Argëtim Grazhdani: Furçat e Mulla Sulës pas aksioneve policore të Zeglul Rexhepit

Nëse për një çast e kthejmë filmin dhe shohim se çfarë ka pasuar pas të gjitha këtyre aksioneve policore antishqiptare në të cilat ka marr pjesë inspektori shqiptar, Zeglul Rexhepi, djali i Mulla Sulës, sakaq do të na plotësohet mozaiku i ngjarjeve sa të tmerrshme aq edhe perfide, i ngjarjeve ku i biri të vret e i ati “të vajton”! Pas të gjitha atyre fortunave policore antishqiptare, në akcion paqësor e humanitar na del Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula!

Këto ditë opinioni i vendit dhe më gjërë u trondit nga publikimi i një shkrimi që kishte të bëjë lidhur me ngjarjet e 27 Prillit që ndodhën në Parlamentin  Maqedonisë. Shkrimi solli fakte për kyçjen në këtë skenar të inspektorit shqiptar Zeglul Rexhepi – Luli, djali i Sulejman Rexhepit, alias Mulla Sulës. Çuditërisht, analistë, komentues, si nga qarqet gazetareske ashtu edhe nga ata policore, që të gjithë ishin të mendimit se këto informata janë informata policore dhe po rrjedhin nga palët e ndryshme të policisë së shtetit, varësisht nga pozicionimi i tyre partiak. Pra, flitet për informatë policore dhe jo për dezinformatë!

Natyrisht, kur nuk reagojnë palët që përfshihen në një aferë apo skandal, kur nuk reagojnë vetë organet apo institucionet e theksuara në një publikim, atëherë edhe nëse lajmi është dezinformatë kalon në informacion i besueshëm.

U tha se Zeglul Rexhepi ka pasur rol special në menaxhimin e aksionit për likuidimin e Zijadin Selës, deputetit të LR PDSH-së, duke e tërhqur atë drejt “gropës së zezë”! Natyrtisht, falë Zotit, Zijadin Sela nuk vdiq por sot është gjallë, jeton. Dhe, vetëm ai mund ta dijë nëse ka qenë ai zë që e ka tërhequr kah maskat e zeza zëri i Zeglul Rexhepit, edhe pse edhe ky ka qenë i maskuar atë natë! Por, janë edhe disa elemente të tjerë të cilët skandalin e bëjnë edhe më tmerruese. Në atë informacion policor, duke folur për karakterin e Zeglul Rexhepit, liferohen edhe disa aksione tragjike nëpër të cilat paskësh marrur pjesë edhe inspektori shqiptar, djali i Sulejman Rexhepit, Zeglul Rexhepi – Luli.

Askush nuk mund të dijë përveç udhëheqësve të njësiteve speciale si dhe vetë pjesëtarët e këtyre njësiteve se kush ka marrur pjesë në akcilin akcion policor. Në shkrim theksohet se Zeglul Rexhepi ka marrur pjesë edhe në “Stuhinë Malore” në Brodec, ku u vranë dhjetra shqiptarë, dhjetra të tjerë me procese të montuara u dënuan me qindra vite burg, u bë dëmtimi material qindra mijëra euro. Flitet se paska marrur pjesë edhe në likuidimin e komandant Kushtrimit, Harun Aliut, lider i një partie shqiptare. Dhe, në fund thuet se ka marrur pjesë edhe në aksonin policor në Lagjen e Trimave, dhe nëpër të gjitha këto akcione thuhet se ka qenë i tmerrshëm, i pashpirt, i etur për të vrarë shqiptarë vetëm e vetëm që t’ju serviloset komandantëve maqedonasë.

Nëse për një çast e kthejmë filmin dhe shohim se çfarë ka pasuar pas të gjitha këtyre aksioneve policore antishqiptare në të cilat ka marrur pjesë inspektori shqiptar, Zeglul Rexhepi, sakaq do të na plotësohet mozaiku i ngjarjeve sa të tmerrshme aq edhe pefide, i ngjarjeve ku i biri të vret e i ati “të vajton”! Pas të gjitha atyre fortunave policore antishqiptare në aksion paqësor e humanitar na del Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula! Ësht instikti prindëror që turret për ta mbrojtur fëmijën e vet apo është profesioni policor që pas akcionit fshinë të gjitha gjurmët, me qëllim që të mbrohen pjesëmarrësit.

Menjëherë pas ngjarjes në Lagjen e Trimave, në Lagje ia mbinë “shpëtimtari” Mulla Sula duke shpëndarë zarfa me para si boss sicilian për familjarët e dëmtuar nga akcioni barbar policor ku paskësh marrur pjesë edhe djali i tij Zeglul Rexhepi – Luli!

Një prej teologëve të cilin organikisht nuk ka mundur ta durojë Mulla Sula ka qenë pikërisht Mevludin Aliu, i cili në kohën e konfiktit 2001 kishte rolin e ambasadorit të UÇK-së në Turqi. Vritet vëllai i tij, Harun Aliu dhe, çuditërisht, nis nëj “dashuri e madhe” e Mulla Sulës ndaj tij sa, Mevludin Aliun do ta punësojë në Myftininë e Shkupit!

Zeglul Rexhepi – Luli, paska qenë i angazhuar që ta menaxhojë operacionin e likuidimit të Zijadin Selës në natën e kobshme të 27 Prillit në mes të Parlamentit të Maqedonisë. Ziajdin Sela mezi shpëton, shtrihet në spital, kurse Sulejman Rexhepi shkon për ta vizituar!

Fare në fund, intrigat djallëzore të Sulejman Rexhepit kulmojnë me inkuadrimin e zjarrtë të tij në BDI, afrimi i tij me udhëheqësit e BDI-së, mbajtja e tyre me dreka e darka, angazhimi i tij në sjelljen e sa më shumë votave në BDI – të gjitha këto intriga janë përpjekje për t’i mbuluar gjurmët e një ikje të turpshme të Sulejman Rxhepit si dhe për t’i fshirë të gjitha ato sharje që i drejtonte dikur në adresë të djemve të UÇK-së. Kur u dha kushtrimi për rininë shqiptare që t’i bashkangjiten formacioneve të para të Ushtrisë Çlirimtare Kombtare, janë të njohura reagimet dhe sharjet ofenduese të Mulla Sulës kundër këtyre formacioneve dhe, në momentin kur u acarua situata, Mulla Sula do të shihet bashkë me familjen e vet të ngushtë duke ikur në Ulqin! Kurse tani na del “gjenerali suprem” i BDI-së!

Një baba normal, moti do të pëlciste e do të kalbej në dhe nga inati për veprimet e turpshme të të birit. Një baba me një hekter fytyrë nuk e ka dert, pështymat në fytyrë i duken si ujitje e rasadit prej nga do të dalin bastardët e tij!

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Vazhdon vala e pandalshme e të dëbuarve (E shtunë 17 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Vazhdon vala e pandalshme e të dëbuarve (E shtunë 17 prill, 1999)

Moti është përkeqësuar. Shi, stuhi, pastaj mjegull. Kemi mbetur në tendë dhe po presin derisa …