Azem Syla

Është refuzuar kërkesa për lirimin e Azem Sylës nga paraburgimi

Burime jo zyrtare kanë bërë të ditur se gjyqtarja e EULEX-it, Xhenifer Seal ka refuzuar  kërkesën për lirimin e Azem Sylës nga paraburgimi. Kërkesën  e kishte ushtruar  avokati,  Tomë Gashi me arsyetim se dëshmitari i mbrojtur 2 ka mohuar ndikimin e tij nga Syla. Gashi tha se ende nuk e ka marrë një vendimin, ndërsa  e kanë ftuar në gjykatë për ta marrë atë. Azem Sylës iu caktua paraburgimi nga Gjykata e Apelit më 23 shtator, gjashtë ditë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia caktoi atij masën e paraqitjes në stacionin e policisë.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …