Është varrosur në fshatim Broboniq të Mitrovicës babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli

Është varrosur në fshatin Broboniq të Mitrovicës babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli

Fazli Veseli është varrosur dje në varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës, pa praninë e djalit të tij Kadri Veselit, i cili është duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Në varrimin e të ndjerit përveç familjarëve morën pjesë edhe një numër i madh i qytetarëve dhe personaliteteve nga jeta politike. Veseli e kishte takuar babain e tij për herë të fundit në maj të këtij viti. Ai ishte lejuar që të vinte për vizitë në Kosovë, meqenëse babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Të pranishëm në varrim kanë qenë edhe deputetë të PDK-së, të cilët lëshuan sallën e Kuvendit për të qenë të pranishëm në varrimin e babait të ish kryetarit të kësaj partie. Fazli Veseli ka vdekur në moshën 94-vjeçare, derisa që një kohë kishte probleme shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

Naim Ymeri: Pavarësisht sfidave gjatë e pas luftës, RKL dha maksimumin për informim të popullatës anekënd Kosovës

Më 8 korrik shënohet përvjetori i parë i ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Naim Ymeri

Me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare …