Eshtrat e 108 banorëve të Kosinës së Përmetit janë rivarrosur, pas 15 vitesh që ishin mbajtur në Greqi, si “trupa të ushtarëve grekë”

Eshtrat e 108 banorëve të Kosinës së Përmetit janë rivarrosur, pas 15 vitesh që ishin mbajtur në Greqi, si “trupa të ushtarëve grekë”

Eshtrat e 108 banorëve të fshatit Kosinë të Përmetit janë rivarrosur pak ditë më parë në tokën shqiptare, pas 15 vitesh që ishin zhvarrosur dhe çuar në Greqi, si “trupa të ushtarëve grekë”.

Përmes një ceremonie pa praninë e mediave, trupat e zhvarrosur në vitin 2006 janë rikthyer në Përmet ku edhe janë rivarrosur. Pas analizave të ADN që janë kryer në Greqi, ka dalë se rreth 108 eshtrat e zhvarrosura nuk kanë qenë ushtarë grekë të rënë në Shqipëri, por banorë të fshatit Kosinë të Përmetit, gra dhe fëmijë. Gabimi i lejuar nga shteti shqiptar kundër banorëve të vet, solli një kalvar të gjatë sorollatjesh sa në prokurori e gjykata, derisa e verteta doli pas analizava të ADN, edhe këto të kryera në shtetin helen.

Por eshtrat janë kthyer nga Greqia pa emra. Tashmë duhet bërë ADN nga vetë banorët për identifikimin e secilit prej tyre. E gjithë kjo rrëmujë u krye në kuadër të marrëveshjes dypalëshe Shqipëri – Greqi për kërkimin e eshtrave të ushtarëve grekë. Në risjelljen e eshtrave ishte edhe konsulli i Greqisë në Gjirokastër, prefekti i Gjirokastrës, kryetarja e Bashkisë Përmet e funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Banorët e fshatit kanë shprehur revoltë për trajtimin e eshtrave dhe mosveprimin e shtetit megjithëse kishin këmbëngulur qëkur eshtrat u morën, që ato ishin të para rdhësve të tyre. Por askush nuk i dëgjoi madje policia dhe autoritetet shqiptare e shuan protestën duke ndihmuar marrjen dhe mbartjen e eshtrave në Greqi, nga ku u kthyen pas 15 vitesh. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …