EULEX-i

EULEX-i hoqi dorë nga ndjekja penale kundër të akuzuarve për gjoja trafikim të organeve në rastin “Medicus 2”

Pesë vjet pasi kanë filluar hetimet në rastin “Medicus 2”, ndërkohë që EULEX-i ka hequr dorë nga ndjekja penale kundër shtatë prej tetë të akuzuarve lidhur me këtë rast të inskenuar me qëllim për të vërtetuar se në Kosovë trafikohen organet. Në mesin e të dyshuarve, që tanimë nuk do të ndiqen më penalisht janë: ish-deputeti i PDK-së, Shaip Muja, ish-ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi dhe ish-kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë, Nuhi Uka. I vetmi i dyshuar, për të cilin po vazhdojnë hetimet, është mjeku turk, Kenan Demirkol. Mirëpo, mbrojtja e këtij të fundit, po konsideron se çfarëdo hetimi nga EULEX-i tanimë është i jashtëligjshëm, pasi ka kaluar afati ligjor prej 30 muajsh në shtator të vitit të kaluar. E kanë kritikuar misionin ndërkombëtar për joprofesionalizëm. Përpjekjet për ta paraqitur Kosovës si vend për trafikim të organeve i kanë paraprirë idesë së Dik Martit dhe Këshillit të Evropës për formimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së. Tani kur kjo gjykatë ka marrë mandatin, rasti Medikus 2 shpallet i paqenë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …