EULEX-i përmes Sekiraqës nis fabrikimin e akuzave për krime lufte

EULEX-i përmes Sekiraqës nis fabrikimin e akuzave për krime lufte

Bosi i nëntokës, Enver Sekiraqa i cili u dënua para disa ditësh me 37 vjet heqje lirie, duket se do të jetë aseti i radhës i EULEX-it për të shtyrë përpara agjendën e kriminalizimit të UÇK-së. Prokurori, Andreë Carney ka sqaruar se Sekiraqa qysh në kohën e dorëzimit të tij në Policinë e EULEX-it, ka dhënë deklarata për krime të pretenduara të luftës. Sipas tij, prokurorët e EULEX-it tashmë po hetojnë këto deklarata. Edhe më parë ishte folur se EULEX-i do të përdorte Sekiraqën për të fabrikuar dëshmi për gjoja krime lufte në ZO të Llapit. Përndryshe, krimineli Enver Sekiraqa është dënuar me 37 vite burgim për vrasjen e policit, Triumf Riza, me veprat penale nxitje për kryerje të vrasjes së rëndë dhe detyrim. Për vite më radhë, Sekiraqa gëzonte pozitën e të paprekshmit të nëntokës falë lidhjeve të tij me politikanë të huaj e vendorë. Ai është i njohur edhe për afërsinë e tij me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …